Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kursi i përgatitësve atletikë, sa shumë emra të rëndësishëm si lektorë

Roli i përgatitësit atletik në një skuadër futbolli ka marrë vlerë gjithnjë e më tepër. Edhe në Shqipëri, prej disa vitesh e kanë kuptuar rëndësinë e këtij elementi në stafin teknik të një ekipi. Më 27 prill, FSHF do të organizojë një kurs intensiv për përgatitësit atletikë, të cilët, në fund, do të kenë mundësinë të pajisen me licencë. Se sa vlerë ka ky kurs e sqaron në një intervistë për SuperSportin përgatitësi atletik i Kombëtares Shqiptare, Luca Laurenti.

Ky do të jetë kursi i dytë që do të organizojë FSHF. Është i rëndësishëm, sepse është i vetmi që të jep të drejtën të kesh licencën për të ushtruar profesionin e përgatitësit atletik. Do të jetë një kurs shumë i rëndësishëm, sepse, nga edicioni, tjetër çdo klub i Kategorisë Superiore duhet të ketë në skuadër një përgatitës atletik të licencuar. Ky kurs i FSHF-së është i vetmi që të licencon. Do të formojmë profesionistë që do ta ndihmojnë shumë futbollin shqiptar.

Është një kurs i veçantë nga ai i mëparshmi, sepse, duke iu referuar fjalëve të Laurentit, lektorët që do vijnë në Shqipëri do të jenë ndër më të mirët në botë.

Do të kemi disa profesorë që do të jenë lektorë në këtë kurs. Do të kemi 30 lektorë, 7 nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe 23 nga jashtë. Kemi si objektiv që t’u japim sa më shumë informacion personave që do të marrin pjesë në kurs, në mënyrë që të zgjerojnë diapazonin e tyre në këtë fushë. Nëse mund të përmend emra, do të kemi Roberto Sassin, që është një nga përgatitësit atletikë më të mirë në Itali, ka qenë për 7 vite përgjegjësi i përgatitjes atletik tek Juventusi, gjithashtu ka qenë tek Atletico Madridi, Valencia e Chelsea. Do të jetë lektor Francesco Berondi, përgatitësi i kombëtares italiane të femrave, por që ka punuar edhe tek Interi e Lazio. Simone Foletti ish-përgatitës atletik i Juventusit, apo Massimo Neri, që ka punuar me përfaqësuesen e Anglisë,  Rusisë e Kinës. Do të kemi edhe Sebastiano Pochettinonon, djalin e Maurizio Pauchettinos që është përgatitësi atletik i PSG-së (ka qenë tek Tottenhami), po ashtu do të jetë në këtë kurs edhe Darsi Norman, përgatitësi i Gjermanisë kampione e botës në 2014-ën . Është vërtet një nder për ne që në këtë kurs do të ketë kaq shumë personazhe, që do na shërbejnë të gjithëve.

Ky nuk do të jetë kursi i fundit, sepse objektivi është për ta zhvilluar të paktën një herë në vit.

Do të jetë një kurs shumë intensiv, do të zgjasë për 5 javë. Leksione do të ketë 5 ditë të javës, 4 orë paradite dhe do të kemi edhe pasdite. Do të jenë gjithsej 106 orë punë. Duam të organizojmë të paktën një kurs çdo vit, do të shohim sa vetë do të marrin pjesë, por ky është objektivi.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...