Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kursi UEFA B, diplomohen me sukses 30 trajnerë të rinj shqiptarë

Federata Shqiptare e Futbollit ka përfunduar me sukses edicionin e 37-të të kursit për licencimin e trajnerëve të rinj të nivelit UEFA B, i rezervuar për ish-futbollistët profesionistë të cilët kanë luajtur të paktën tre vite në Kategorinë ‘Abissnet Superiore’ dhe 5 vite të aktivizuar në Kategorinë e Parë.

Ky kurs, i organizuar nga Departamenti i Edukimit në FSHF, nisi më 5 shtator dhe zgjati për tre muaj, duke i dhënë mundësinë të gjithë trajnerëve të regjistruar të ndjekin dhe të mësojnë nga një kurrikulë të mirë punuar nga FSHF-ja në bashkëpunim me UEFA-n.

Në këtë edicion u aplikua një formë tjetër e dhënies së kursit, ashtu sikurse edhe edicionin e kaluar, ku sipas udhëzimeve të UEFA-s, trajnerët ndoqën leksionet në harkun kohor të tre muajve në katër periudha, 4-6 ditëshe për t’i implementuar njohuritë e marra në skuadrat e tyre. Risi në këtë edicion ishte edhe puna interaktive mes pjesëmarrësve, duke punuar në grupe së bashku e duke shpërndarë kështu edhe dijet me njëri-tjetrin.

Ditën e sotme u zhvillua edhe ceremonia e shpërndarjes së diplomave për 30 pjesëmarrësit në ambientet e Shtëpisë së Futbollit teksa të pranishëm ishin drejtuesit e Sektorit të Edukimit në FSHF, Sulejman Starova dhe Alban Tafaj, të cilët i uruan suksese trajnerëve të rinj në vijim.

Në këtë kurs morën pjesë dhe u pajisën me diplomat e nivelit B edhe emra të njohur të futbollit shqiptar si Elis Bakaj, Arjan Sheta, Kushtrim Lushtaku etj. /fshf.org

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

Sulmuesi kryesor i Italisë në këtë Europian, Gianluca Scamacca foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. Lojtari që aktivizohet me Atalantën në...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...