Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“Kursi UEFA B Goalkeeping i FSHF po zhvillon formimin e trajnerëve të portierëve në Shqipëri”

Kursi për trajnerët e portierëve “UEFA B Goalkeeping”, i organizuar nga FSHF, ka nisur në fund të muajit janar si një risi e rëndësishme. Kjo në drejtim të edukimit dhe kualifikimit të trajnerëve që punojnë në futbollin shqiptar.

Pjesëmarrësit në këtë kurs janë trajnerë portierësh nga klube të ndryshme shqiptare, por edhe disa nga anëtarët e stafeve të ekipeve kombëtare të moshave. Në Sektorin e Edukimit në FSHF-së, është ngritur prej kohësh një Sektor i posaçëm për Zhvillimin e Portierëve.

Ai synon të rrisë nivelin e trajnerëve të portierëve, duke u ofruar atyre formimin bashkëkohor rreth stërvitjes moderne. Kursi zgjat për 4 muaj me radhë. Aktualisht u mbyll edhe blloku i dytë me pjesëmarrësit që janë angazhuar në seanca teorike dhe praktike me lektorët.

Përgjegjësi i Sektorit të Zhvillimit të Portierëve në FSHF, Erion Meta shpjegon se përshtypjet e marra gjatë bllokut të parë të programit kanë qenë shumë pozitive. Edhe pjesëmarrësit janë shfaqur entuziast për këtë nismë.

Sot kemi përfunduar bllokun e dytë të kursit UEFA B Goalkeeping. Kjo është një risi e FSHF-së, që po shkon mjaft mirë. Përshtypjet edhe nga përfaqësuesi i UEFA-s ishte mjaft pozitive. Kjo na bën mjaft entuziast për vazhdimësinë e kursit.

Ndërmjet bllokut të parë dhe bllokut të dytë kemi pasur takime online me pjesëmarrësit. Kjo për t’u përditësuar rreth vazhdimësisë së tyre nëpër klubet përkatëse. Por edhe mundësive për të aplikuar metodat e reja që kanë mësuar gjatë kursit në klubet e tyre“, deklaroi Meta për Fshf.org.

Synimi është që nëpërmjet këtij kursi do të punohet njëkohësisht edhe për të rritur sa më shumë numrin e portierëve nëpër akademi dhe klube. Si edhe për të pasur portierë sa më cilësorë në të ardhmen. Meta shpjegon se kemi të bëjmë me një plan afatgjatë të FSHF-së për të zhvilluar portierët. Frytet e para të kësaj iniciative kanë nisur të shihen që tani.

Tani jemi në një fazë mjaft të rëndësishme të kursit. Jemi fokusuar specifikisht tek programi i seancave stërvitore duke u bazuar te realiteti i ndeshjeve. Kjo është një risi e kursit. Kolegët e kanë pritur me mjaft dashamirësi dhe mjaft interes këtë fazë. Ky është një program afatgjatë i FSHF-së për të zhvilluar rolin e portierëve në Shqipëri në rang kombëtar.

Deri më tani mendoj se i kemi mbledhur frytet e para, sepse interesi ka qenë mjaft i lartë. Shikojmë që kolegët po adaptohen çdo ditë e më shumë me metodat moderne të propozuara nga UEFA“, theksoi Meta. Ai shtoi se së shpejti do të organizohen edhe disa seminare online me lektorë të huaj.

Në javët në vazhdim jemi duke planifikuar disa seminare që do t’i zhvillojmë online. I pari do të jetë pas dy javësh ku do të jetë i ftuar edhe një lektor nga Federata Italiane e Futbollit. Mendojmë që të vazhdojmë kështu përgjatë gjithë sezonit me seminare dhe takime online përditësuese me kolegët“, deklaroi ai.

Portieri është një rol delikat dhe kërkon vëmendje të veçantë. Për këtë arsye në vitet e ardhshme, qëllimi i FSHF-së është që të mbështesë akademitë. Kjo që ta bëjnë rolin e portierit prioritet, që të rritet si rol. Në aspektin sasior, por edhe atë cilësor.

“UEFA B Goalkeeping” i bashkëngjitet programeve të edukimit që FSHF ka implementuar prej kohësh në edukimin dhe kualifikimin e stafeve teknike. Duke i dhënë një rëndësi të veçantë edhe rolit të trajnerit të portierëve si një figurë kyçe në stafin teknik të një skuadre futbolli.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...