Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Kush do ta zëvendësojë Arnautoviç? Ish-sulmuesi i Romës nën vëzhgimin e zikaltërve

Kush do ta zëvendësojë Arnautoviç? Ish-sulmuesi i Romës nën vëzhgimin e zikaltërve
Kush do ta zëvendësojë Arnautoviç? Ish-sulmuesi i Romës nën vëzhgimin e zikaltërve

Dëmtimi i Marko Arnautovic ka prishur jo pak planet e Interit ,që ka mbetur vetëm me tre futbollistë në repartin e avancuar, që janë kapiteni Lautaro, Thuram dhe Alexis Sanchez.

Simone Inzaghi deklaroi pas ndeshjes se nuk do të afrohet futbollist tjetër, megjithatë ky vendim do të varet edhe nga koha që do t’i duhet austriakut për t’u rikuperuar.

Nëse rikthimi në fushë i Arnautovic do të shtyhet për më shumë se tre muaj, atëherë nuk përjashtohet mundësia që zikaltrit të studiojnë profilet e sulmuesve që janë pa ekip, të cilët mund të firmosin menjëherë.

Emrat më bindës janë Stefano Okaka dhe Papu Gomez. I Pari ka 34 vite mbi supe dhe është rritur te Roma, teksa e njeh mjaft mirë Serinë A, pasi ka luajtur me klube të ndryshme, si verdhekuqtë, Udinese, etj.

Lexo edhe:

Sulmuesi ka qenë pjesë e Basaksehir dy sezonet e fundit dhe për cilësitë fizike do të ishte një alternativë e mirë. Sa i përket ish-kapitenit të Atalantës, argjentinasit Papu Gomez, është një pistë që nuk ngroh shumë drejtuesit zikaltër. Kjo pasi cilësitë e tij janë më të ngjashme me ato të Alexis Sanchez, sesa të Arnautovic.

E nëse rikthimi i austriakut do të vijë brenda dhjetorit, atëherë zikaltrit do të provojnë të vazhdojnë përpara me të njëjtën organikë, ndoshta duke angazhuar më shumë sulmuesin e Interit U19, Amadou Sarr, që po bën shumë mirë te të rinjtë.

Lajme të tjera

Euro 2024

Shqipëria do të luajë në datën 26 mars një ndeshje miqësore ndaj përfaqësues së Zvicrës, lajm që u zbulua në emisionin “ELITE SHOW”. Çdo...

Kombëtare

Italia kampione në fuqi e Europës, do ta nisë Europianin e 2024-ës pikërisht përballë Shqipërisë në “Dortmund, mbrëmjen e 15 qershorit, teksa kreu i...

Futboll

Dani Alves akuzohet për sulm seksual për përdhunimin e dyshuar të një vajze në klubin e natës Sutton, në Barcelonë, më 30 dhjetor të...

Euro 2024

Një prapaskenë interesante edhe zbuluar në emisionin “ELITE SHOW”, çdo të hënë në SportNews (21:00), që ka lidhje me Luka Modric dhe Jahmir Hykën....