Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

“Kush dreqin je ti?”, si ia prishi “magjinë” tifozit napolitan Rrahmani

Tifozët e Napolit ende janë në festë për titullin e tretë në histori. Festimet nisën fillimisht në “Dacia Arena”, më pas në “Maradona”, pas suksesit ndaj Fiorentinës para tifozëve të kaltër.

Mbrëmjen e 4 majit, kur u sigurua matematikisht titulli, një tifoz napolitan u bë protagonist i një ndodhie të pabesueshme: Salvatore Balzano arriti të futej fshehurazi në dhomën e zhveshjes së Napolit.

Në fakt, djali ka festuar së bashku me stafin dhe lojtarët, para se të zbulohej nga Rrahmani: “Kush dreqin je ti?”

I intervistuar për “Radio Marte”, Balzano ka shpjeguar taktikën e përdorur për të hyrë deri në dhomën e zhveshjes, për më tepër në një moment kaq historik.

“Kam përdorur teknikën kur nuk duam të përshëndesim dikë: ecja duke i ngulur sytë në telefon. Bëja sikur isha i zënë, duke shmangur këdo që më dilte përballë. Askush nuk më ndaloi.

Unë hyra i pari, lojtarët nuk kishin ardhur ende. I pari që mbërriti ishte Lobotka, me pantallona të shkurtra, më pa i hutuar. Në dorë kishte një shall dhe një flamur.

Më pas mbërritën Kim, Kvaratskhelia dhe të tjerët: më përqafuan sikur të isha një prej tyre. I kapja nga bluza, isha si një fëmijë në një shesh lojërash.

Madje kalova edhe në dhomën e zhveshjes së Udineses, ku i kërkova fanellën Becaos, por ai më tha ta lija të qetë. Ata ishin të gjithë të trishtuar.”

Lexo edhe:

Zbulimi i Rrahmanit, më pas, e ndaloi magjinë.

“Rrahmani më pa dhe bërtiti: “Kush dreqin je ti?” Agjentët e sigurimit më nxorën jashtë me qetësi, madje i përshëndeta. Tani kam vetëm një dëshirë: ta takoj përsëri Rrahmanin për t’i thënë se isha unë.”

 

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...