Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Kush e zëvendëson Pogba? Francezi rikthen Juventusin në merkato, tre opsione për bardhezinjtë

"Fiket alarmi" për Pogba
"Fiket alarmi" për Pogba

Juventus është duke u përballur me një të papritur të madhe duke qenë se Paul Pogba rezultoi pozitiv në testet antidoping. Francezi rrezikon një pezullim deri në katër vite, por edhe në një skenar më pozitiv sërish koha që do të qëndrojë jashtë fushave do të jetë e konsiderueshme. Në klubin bardhezi po mendojnë edhe të shkëpusin kontratën me mesfushorin ndërsa tashmë vëmendja është rikthyer në merkato.

Në janar, drejtuesit pritet të ndërhyjnë për të plotësuar organikën e trajnerit Massimiliano Allegri. Dy janë të preferuarit e italianëve për merkaton e janarit; Habib Diarra i Salzburgut që vlerësohet me shifrën e 20 milionë eurove ndërsa i dyti është Kone, lojtar i Borussia Moenchegladbach. Ndërsa një tjetër alternativë është ajo e Kamara, me këtë të fundit që është pjesë e Borussia Dortmund.

Lexoni edhe:

Për Kamara, Juventus tentoi edhe këtë verë duke i ofruar Dortmund transferimin e lojtarit me anë të huazimit, por që nuk u pranua nga gjermanët. Megjithatë, deri në merkaton e janarit ka ende disa muaj kohë dhe trajneri Allegri duhet ta zgjidhë mungesën e Pogba me alternativat që ofron grupi aktual teksa pritet që livornezi t’i japë më shumë hapësira të rinjve si Fagioli, Miretti, Caviglia apo edhe Mckennie.

Lajme të tjera

Futboll

Ndeshja Waalwijk-Ajax u ndërpre përfundimisht, pas dëmtimit të rëndë që pësoi portieri Eitenne Vaessen. Portieri i vendasve ra pa ndjenja në minutën e 85’...

La Liga

Myrto Uzuni nuk e nisi si titullar ndeshjen e Granadës në transfertë ndaj Almerias si pasojë e një problem fizik nga sfida e kaluar....

Premier League

Organi i gjyqtarëve PGMOL (Professional Game Match Officials Limite) ka pranuar se vendimi për të anuluar golin e Luis Diaz në humbjen 2-1 të...

Francë

Për arsye personale dhe në marrëveshje me Paris Saint-Germain, Gerard Precheur është larguar posti i trajnerit të ekipit të femrave. Në njoftimin e klubit...