Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Kush është avokati i njohur, që mbrojti Milanin në KAS

Në KAS-in e Lozanën, në Zvicër, është zhvilluar sot seanca gjyqësore që do të përcaktojë përfundimisht nëse do të marrë pjesë Milani në Europa League, në sezonin e ardhshëm.

Në këtë seancë kuqezinjtë u përfaqësuan nga Administratori i Deleguar Marco Fassone, shefja e financave, përgjegjësi juridik i klubit dhe avokati italian Antonio Rigozzi.

Ky i fundit është mjaft i njohur për seanca të tilla gjyqësore edhe në vendin tonë, pasi ka mbrojtur Shqipërinë, në gjyqin për ndeshjen Serbi-Shqipëri, të luajtur në Tetor të 2014-ës.

Falë punës mjaft të mirë të Ragozzit dhe Federatës Shqiptare të Futbollit, Shqipëria përmbysi në KAS vendimin fillestar të UEFA-s, duke arritur të marrë fitoren në tavolinë, ndërsa Serbia u pezullua edhe me heqje pikësh.

A do t’ia dalë avokati Rigozzi, të arrijë të njëjtin sukses edhe me Milanin?

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Serie A

Me Stefano Piolin që ka mbyllur tashmë eksperiencën e tij në pankinën e Milanit dhe pret vetëm fundin e sezonit për t’u larguar, kuqezinjtë...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Itali

Me eliminimin nga Europa League në gjysmëfinale ndaj Romës, Milan mund ta konsideroje thuajse të mbyllur këtë sezon. Drejtuesit po mendojnë tashmë për merkaton...