Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Kush është Valleta F.C kundërshtari i Kukësit në Champions?

Kush është Valleta F.C kundërshtari i Kukësit në turin e parë kualifikues të UEFA Champions League. Valleta është një klub me 75 vite histori dhe më i titulluari në Maltë me 24 tituj kampion të fituar, 14 Kupa dhe 11 Superkupa të Maltës. Skuadra luan në stadiumin T’a Qali me një kapicitet modest prej 2000 vendesh, ndërsa drejtohet nga një trajner serb si Danilo Doncic. Në përbërje Valleta ka 3 lojtarë argjentinas, 2 brazilianë dhe 2 italianë. Në Europë edhe pse merr pjesë rregullisht Valleta ka kaluar shumë pak ture. Në të shkuarën ata kanë sfiduar edhe Interin e Juventusit për Kupën UEFA ndërsa skuadra e vetëm shqiptare që kanë patur përballë deri tani është Teuta, në turin e parë të Kupës Intertoto në vitin 2002 me durrsakët që avancuan më tej me rezultat të përgjithshëm 2-1 në favor. Sezonin e kaluar Valleta u eliminua në turin e dytë kualifikues të Europa League nga holandezët e Utrecht. Skuadra malteze nuk ka kaluar asnjëherë 2 ture në kompeticionet europiane dhe në të gjitha rastet që ka kaluar raundin e parë ka patur përballë rivalë shumë të lehtë në letër nga shtete të vogla, si San Marino, Andorra, Ishujt Faroe apo maksimumi Uellsi dhe Islanda.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...