Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

“Kush është Zidane?”, Bellingham: Dua të falenderoj Jesus Vallejon!

Jude Bellingham tashmë është shndërruar në yllin më të shndritshëm të Real Madrid. Talentit britanik i mjaftoi vetëm një sezon për t’i fituar zemrat tifozerisë së “Los Blancos”, falë golave dhe lëvizjeve elegante në fushë. Në fakt, drejtuesit madrilenë besonin shumë tek 19-vjeçari pasi jo më kot shpenzuan mbi 100 milionë për ta transferuar nga Borussia Dortmund dhe jo më kot, i përgatitën fanellën me numër pesë që në të kaluarën është veshur nga Zinedine Zidane.

Në fakt, fanella me numër pesë e Zidane ka një histori të veçantë edhe për vetë Belligham që tregon se kur ishte fëmijë, babai i tij vishte gjithnjë fanellën e francezit.

Lexo edhe:

“Babai im vishte gjithnjë në shtëpi fanellën e Zidane dhe kur mbërrita këtu verën e kaluar ma dhuroi. Ai e vishte atë bluze gjithmonë dhe unë e pysja; Po kush është ky Zidane? Dhe ai më thoshte se kur të rritesha do të njihesha me të nëpërmjet Youtube.

Tani që mbaj veshur numrin pesë për mua do të thotë shumë. Dua të falenderoj edhe Vallejon, pasi kjo fanellë ishte e atij para se unë të transferohesha te Reali. E admiroj shumë Zidane dhe është një numër që më frymëzon. Nuk dua të jem si Zidane sepse unë jam ndryshe, por jam i lumtur që mbaj këtë fanellë dhe këtë numër. Për mua është nder i madh”, u shpreh Bellingham.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Bundesliga

Borussia Dortmund nuk humb kohë, teksa vetëm pak orë pas largimit të trajnerit Edin Terziç, emëron edhe pasuesin e tij. Turku Nuri Sahin do...