Serie A

Kush ikën dhe kush vjen, Interi planifikon operacionet e merkatos

Antonio Conte dhe drejtuesit e Interit kanë nisur të mendojnë për sezonin e ri dhe sipas mediave italiane, po përgatiten për 4-5 përforcime të rëndësishme, që do të shtojnë ndjeshëm cilësinë e skuadrës.

Kështu në mbrojtje pritet afrimi i belgut Jan Vertonghen, të cilit i skadon kontrata me Tottenham dhe mund të vijë në Milano me parametra zero, pasi negociatat mes Marottës dhe menaxherëve të tij janë në fazë mjaft të avancuar.

Gjithashtu po punohet edhe për të marrë nga Verona, mbrojtësin e talentuar shqiptar, Marash Kumbulla, për të cilin zikatrit kanë ofruar 22 milionë euro dhe huazimin e dy futbollistëve të tjerë, që edhe aktualisht janë pjesë e veronezëve.

Në mesin e fushës i paprekshëm është Brozovic, që ka bindur plotësisht Conten me performancën e tij, ndërsa të sigurt për qëndrimin janë edhe element si Barella, Sensi, e Eriksen, me këtë të fundit që duhet ende të përshtatet me skemat e trajnerit.

I sigurt largimi i Borja Valeros, të cilit i përfundon kontrata, ndërsa do të kërkohet një destinacion tjetër edhe për emra si Vecino e Gagliardini, me të parin që pëlqehet në Premier League dhe italianin që preferohet shumë nga Simone Inzaghi te Lazio.

Emrat në listën e atyre që mund t’i shtohen këtij reparti janë të shumtë, duke nisur nga Arturo Vidal e për të vijuar me Locatellin e Sassuolos e Tonalin e Brescias, ndërsa edhe në krah pritet të ketë pak ndryshime.

Kështu në të majtë pritet të largohet Biraghi, për të cilin nuk do të ushtrohet e drejta e blerjes dhe do të provohet afrimi i italo-brazilianit Emerosn Palmeiri, I cili ka punuar edhe më herët me Conten, ndërsa njeh mirë edhe kampionatin Italian, pasi ka shpërthyer pikërisht te Roma.

Në të djathtë fiksimi i Contes është talenti i Fiorentinës Federico Chiesa, për të cilin tekniku zikaltër është i bindur se mund të bëjë mjaft mirë rolin e mesfushorit anësor, duke i ofruar skuadrës grintë dhe inkursione të shumta nga krahu.

Megjithatë në këtë pikë negociatat me Fiorentinës nuk pritet të jenë të lehta, pasi përveçse Commisso nuk ka ndërmend ta largojë Chiesën, për të ka edhe një konkurrencë të lartë me klube si Juventus e PSG, që janë gati t’i ofrojnë miliona.

Sa i përket repartit të sulmit, është thuajse e sigurt që organikës së Contes do t’i shtohet sulmuesi francez Olivier Giroud, i cili do të largohet me parametra zero nga Chelsea në verën e këtij viti dhe pritet të nënshkruajë për dy sezone me zikaltrit.

Alexis Sanchez duket larguar tashmë, ndërsa përforcimet në këtë repart janë ngushtësisht të lidhura me fatin e Lautaro Martinezit, pasi nëse ky i fundit do të lërë Milanon, do të jetë e nevojshme të afrohet një sulmues me peshë, që të luajë në krah të Lukakut.

Sa u përket shpenzimeve, zikaltrit nuk kanë ndërmend të “hapin thesin” këtë verë, për shkak edhe të krizës së shkaktuar nga ndërprerja e kampionatit prej Covid-19, por do të sponsorizojnë merkaton me paratë e futbollistëve në huazim.

Kështu synohet që të sigurohen rreth 130 milionë euro nga shitja përfundimtare e Icardit, Perisic, Nainggolan dhe Joao Marios, të cilët janë të gjithë në huazim me të drejtë blerjeje në klubet aktuale.

Kësaj shifre mund t’i shtohen edhe ato nga shitja e mundshme e emrave si Vecino, Gagliardini, Diego Godin, Dalbert e Laurtaro, të cilat do të pasuronin arkat e klubit dhe do t’i jepnin mundësi dyshes Ausilio-Marotta, të kënaqin dëshirat e Contes në merkato.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency