Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

“Kushton 10 mln €”, Milani në sulm për “ish”-in e Interit

Milani shet të gjitha abonimet...

Marko Arnautovic është një nga objektivat e Milanit në merkato. Sulmuesi austriak po përjeton një rini të dytë te Bologna, skuadër me të cilën ka shënuar 23 gola në dy sezonet e fundit.

34-vjeçari, i cili ka edhe një të kaluar si interist (2009/2010), pëlqehet nga kuqezinjtë. Por ka oferta edhe nga disa klube të Premier League. Kampionat ku ka luajtur më parë me West Ham.

Lexo edhe: 

Arnautovic dëshiron transferimin tek ekipi i Stefano Piolit, ndërkohë që Bologna, klub me të cilin ka kontratë deri në vitin 2025, kërkon 10 milionë euro për ta lënë të lirë.

Topi ka kaluar në anën e drejtuesve të Milanit, të cilët nuk kanë hequr dorë nga pista Arnautovic, i cili pavarësisht moshës cilësohet si një element që do t’i shtojë cilësinë repartit ofensiv.

Me kombëtaren e Austrisë, Arnautovic ka shënuar 34 gola në 106 ndeshje të zhvilluara.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

Sulmuesi kryesor i Italisë në këtë Europian, Gianluca Scamacca foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. Lojtari që aktivizohet me Atalantën në...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...