Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

“Kvara futbollist për Milanin ose Realin, uroj ta blejnë kuqezinjtë”

Kvicha Kvaratskhelia po e merr veten dhe prej uljes së Francesco Calzonës në pankinë po performon shumë mirë dhe po shënon gola.

Ylli gjeorgjian ndodhet në formë të mirë sportive. Dhe tifozët e Napolit shpresojnë që të jetë vendimtar në duelin kundër Barcelonës në Champions League.

Ndërkohë, Kakhaber Kaladze, ish-mbrojtësi i Milanit, thekson për GDS se bashkëpatrioti i tij meriton të luajë për skuadra si kuqezinjtë apo Reali i Madridit.

Lexo edhe:

Do të doja ta shihja Kvarën në një skuadër të madhe, në një skuadër që është në gjendje të fitojë Champions League. Sepse i tillë është edhe niveli i futbollistit.

Kvara është një futbollist për Realin e Madridit ose Milanin. Kuqezinjtë mund ta blejnë, shpresoj ta shoh te Milani”, theksoi 46-vjeçari.

Kaladze iu fut politikës pas tërheqjes nga futbolli. Aktualisht ndodhet në mandatin e dytë si kryebashkiak i Tbilisit, kryeqytetit gjeorgjian.

Lajme të tjera

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...

Serie A

Milani ndan mendjen për trajnerin e ri. Klubi kuqezi duket i vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Stefano Piolin në fund të sezonit dhe duket...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....