Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Kvaratskhelia: Po jetoj ëndrrën, përgjegjësi e madhe që më krahasojnë me Maradonën

Kvaratskhelia
Kvaratskhelia

Khvicha Kvaratskhelia është një nga lojtarët simbolikë të këtij Napoli, një lojtar që me formën e tij ka mundur të befasojë dhe emocionojë publikun napolitan.

Për të gjithë në Napoli është “Kvaradona”, një talent që krahasohet me legjendën e këtij klubi, Maradonën.

Lexo edhe: 

Në një intervistë të dhënë për faqen e UEFA-s, gjeorgjiani ndjen peshën e përgjegjësisë: “Ai trajtohet si një mbret, të krahasohesh me një lojtar të madhështisë së tij është i mrekullueshëm. Në fillim mu duk e paimagjinueshme të shihja emrin tim pranë tij, mendova se po jetoja një ëndërr. Ka një kult për Maradonën”.

Megjithatë, numri 77 ka shumë ambicie: “Duke parë të kaluarën, ishte e vështirë të imagjinoja të bëhesha një futbollist profesionist, është një sfidë e madhe të krijosh një rrugë të tillë nga një komb shumë i vogël. Por unë jam ambicioz dhe unë gjithmonë kam besuar në ëndrrën time dhe kjo ka luajtur një rol të rëndësishëm në karrierën time. Dy muajt që kalova te Dinamo Batumi më kthyen vullnetin dhe energjinë që mendoja se kisha humbur, tifozët mbushën stadiumin dhe vinin për të na mbështetur, krijoi një atmosferë të mrekullueshme”.

Atmosfera dhe emocionet që Khvicha gjeti edhe në Napoli, në një sezon për t’u mbajtur mend dhe që do t’i dhurojë titullin kampion.

“Ky qytet jeton për futbollin, unë luaj në një nga ligat më të mira në botë dhe jam mirënjohës për këtë. Një ndryshim i madh në aspektin e ritmit dhe shpejtësisë, lojtarët këtu janë jashtëzakonisht të talentuar teknikisht dhe shkëlqejnë në aspektin sulmues dhe mbrojtës të lojës. Sipas mendimit tim, mendoj se jam përshtatur dhe jam mësuar shpejt me krahasime të tilla. Është një përgjegjësi e madhe”-vijoi ai.

 

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Armando Broja do të largohet nga Chelsea këtë verë. Për sulmuesin ka patur oferta nga disa skuadra europiane, por SuperSport mëson ekskluzivisht nga burime...

Euro 2024

Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente tha për mediet në prag të ndeshjes ndaj Shqipërisë që luhet këtë të hënë për llogari të...