Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“Ky Brazil ta shpif”, Raphinha: Dinho, po biletat që kërkove?!

Ky është Brazili më i dobët që ka ekzistuar ndonjëherë, nuk do të shoh asnjë ndeshje të tyren në Kupën e Amerikës“, u shpreh pak ditë më parë Ronaldinho, fjalë që sigurisht janë pritur keq në kampin seleçao.

Raphinha, një nga sulmuesit anësorë të 5 herë kampionëve të botës, nuk ka ngurruar t’i kthejë përgjigje legjendës braziliane, duke zbuluar edhe një prapaskenë në lidhje me Vinicius Jr.

Lexo edhe:

Çfarë të them për deklaratën e Dinhos? Di që pak ditë më parë ai i ka kërkuar Viniciusit disa bileta për të na ndjekur në stadium…

U surprizova nga fjalët e tij, nuk jam aspak dakord me mendimin e Dinhos”, u shpreh 27-vjeçari, pjesë e Barcelonës.

Brazili bën pjesë në grupin D të Kupës së Amerikës, bashkë me Kosta Rikën, Paraguain dhe Kolumbinë. Dueli i parë do të luhet në datën 25 qershor përballë Kosta Rikës.

Lajme të tjera

Featured

Thomas Strakosha është zyrtarisht lojtari më i ri i skuadrës së AEK Athens. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë klubi grek përmes rrjeteve sociale,...

Merkato

Roberto De Zerbi ka nisur aventurën në stolin e Marseille, teksa në krye të listës së përforcimeve ka vendosur sulmuesin e talentuar të Interit...

Legjionarët

Etrit Berisha drejt Serisë B. Gardiani 35-vjeçar shqiptar është i lirë, pasi i ka përfunduar kontrata me Empolin, ku edhe mbylli sezonin e aktual,...

Futboll

Ronald Koeman ka konfirmuar se ai synon të vazhdojë punën e tij si trajner i Holandës, pavarësisht faktit se së fundmi gruaja e ti...