Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

“Ky është Milani i vërtetë”, Leao: Jam tifoz i Kvaratskhelia, ngjajmë shumë

Milani zhvilloi ndeshjen më të bukur të sezonit në “Diego Maradona”, stadium ku arriti një sukses fantastik 0-4 përballë Napolit. Kampionët e Italisë siguruan një fitore plot vlera përballë kampionëve të ardhshëm të Italisë.

Një sukses i rëndësishëm për kualifikimin në Champions League, por edhe për moralin. Në program janë dy përballje të tjera ndaj skuadrës së Spallettit, për llogari të çerekfinaleve të Championsit.

Kuqezinjtë e Piolit dominuan kundërshtarin dhe realizuan gola tepër të bukur. Rafael Leao dhuroi “show”. Ylli portugez vlerësoi performancën e Milanit, teksa u ndal edhe te Kvicha Kvaratskhelia.

E dinim që ishte një ndeshje e rëndësishme ndaj një kundërshtari të madh që po bën mirë. Ky është Milani. Dëgjuam disa zëra jashtë Milanellos, që na mbushën plot energji.

Lexo edhe:

Unë dua vetëm të përgjigjem në fushë dhe të dëgjoj trajnerin tim. Kam kaluar muaj të komplikuar, por e gjeta veten falë shokëve dhe trajnerit.

Me cilin e shkëmbeva fanellën? Me Kvarën. Jam një fans i madh i tij, më pëlqen shumë për atë që bën në fushë. Mendoj se ai është i ngjashëm me mua.I pëlqen të driblojë kundërshtarët, po zhvillon një sezon madhështor”, deklaroi Leao.

Lajme të tjera

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Francë

Për arsye personale dhe në marrëveshje me Paris Saint-Germain, Gerard Precheur është larguar posti i trajnerit të ekipit të femrave. Në njoftimin e klubit...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...