Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

“Ky Inter fiton titullin dhe Championsin! Lautaro unik, Inzaghi inteligjent”

Interi sfidon sonte në mbrëmje Lazion në “Olimpico”, duel që vjen live në SuperSport 2 (20:45). Test i vështirë ky për skuadrën që kryeson Serie A.

Që gjithsesi do tentojë fitoren në kryeqytet për ta rritur në 4 pikë distancën me Juventusin e vendit të dytë. Ruben Sosa ka luajtur me Lazion dhe Interin gjatë viteve ’90.

Ish-sulmuesi uruguaian, i cili me ekipin nga Milano fitoi Kupën UEFA (1994), është i mahnitur nga forma, kualiteti dhe stili i lojës së skuadrës së Simone Inzaghit.

Lexo edhe: 

Interi luan një futboll të shkëlqyer, dhe sivjet mund të fitojë gjithçka. Jo vetëm titullin kampion, por edhe Champions League.

Zikaltrit treguan vlerat e tyre ndërkombëtare gjatë edicionit të kaluar. Meritat i shkojnë mbi të gjitha Simone Inzaghit, një njeri shumë inteligjent. I cili gjithmonë luan për të fituar”.

Më pas elozhe edhe për Lautaro Martinez, golashënuesin më të mirë të këtij sezoni në Serie A me 14 gola: “Pak futbollistë ka si Lautaro”.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Serie A

Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë për faqen humoristike sportive “Gli Autogol”, ku ka rrëfyer dhe aspekte të tjera të shokëve...

Bundesliga

Serie A dhe Bundesliga kanë një mundësi të artë për të dërguar sezonin e ardhshëm në Champions League jo 5, por plot 6 skuadra!...