Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

“Ky Juventus ma shpif, Allegri ka mbetur dhjetë vite mbrapa”

Me Max Allegrin punoi te Milani, duke ia dalë të fitonin së bashku titullin kampion. Por, Antonio Cassano nuk e pëlqen aspak stilin e futbollit që praktikon trajneri i Juventusit. Në shumë raste e ka kritikuar dhe është tallur me të.

Në prononcimin e fundit, ish-futbollisti i njohur italian theksoi: “Nuk kam pasur kurrë probleme me të, por pas kritikave që i kam bërë ai nuk më telefonon më. Juventusi nuk më ka magjepsur kurrë.

LEXO EDHE:

As për një sekondë, stili i tyre nuk përshtatet me idetë e mia të futbollit. Aventura ime te Juventusi do të zgjaste tri ditë. Do më blinin ditë e parë, do të më prezantonin në të dytën. Në të tretën do të më nxirrnin jashtë me shkelma.

Ka një vit e gjysmë që Juventusi i Allegrit ma shpif. Ai ka mbetur dhjetë vite mbrapa, edhe pse ka skuadrën më të fortë të kampionatit”, theksoi Cassano.

Lajme të tjera

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...