Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

“Ky tipi di vetëm të niset nga vendi i parë”, Alonso i kërkon falje Hamilton: Nuk e kisha seriozisht, je legjendë!

Lewis Hamilton nuk mundi të garonte më shumë se një xhiro në Çmimin e Madh të Belgjikës pas një kontakti me Fernando Alonson. Në fakt, britaniku ishte fajtori kryesor pasi i bllokoi rrugën spanjollit, me këtë të fundit që nuk kishte mundësi për të shmangur kontaktin.

Ndërkohë, në nerva e sipër teksa komunikonte me personat në bokset e skuderisë Alpine, Alonso nuk i kurseu fyerjet për Hamilton duke theksuar se 37-vjeçari di vetëm të niset nga vendi i parë dhe kur gjendet në rrëmujë me pilotët e tjerë, atëherë nuk di si të veprojë.

“Hamilton është një legjendë e epokës tonë. Po, kur thua diçka kundër një piloti britanik, media nis dhe të sulmon menjëherë. Por, dua t’i kërkoj falje Hamilton, nuk i kisha seriozisht fjalët në atë moment, ishte thjesht një deklaratë në adrenalinë e sipër pasi po luftoja për vendet e para. Kur shikon më pas përsëritjet, kupton se nuk kishim shumë faj të dy”, u shpreh Alonso.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...