Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Kylian Mbappe një ortek, PSG shkatërron 5-0 Lyonin

Një Kylian Mbappe mostruoz i dha një fitore të çmendur PSG-së përballë Lyonit në “Parc des Princes”. 5-0 fituan kampionët në fuqi të Francës, ku 4 golat e fundit u shënuan nga adoleshenti i mrekullueshëm francez brenda 13 minutave lojë. Diçka e pazakontë në një sfidë në fakt të pazakontë, pasi të dyja skuadra luajtën gjatë gjithë pjesës së dytë me nga 10 lojtarë.

Neymar zhbllokoi takimin që në minutën e 9-të me 11-metërsh, por në të 32-ën Kimpembe ndëshkohet me karton të kuq, duke u hapur telashe vendasve. Gjithsesi. Në fundin e pjesës së parë forcat në fushë u barazuan, pasi edhe Tousart i Lyonit u ndëshkuar ma kartonin e dytë të verdhë e për rrjedhojë me të kuq.

Në pjesën e dytë erdhi momenti sureal i Mbappesë, që mundi për një kohë mjaft të shkurtër, vetëm brenda 13 minutave të realizonte plot 4 gola, të gjithë brenda zonës. PSG po luan një kampionat më vete në Francë, pasi kryeson Ligue më 27 pikë në 9 ndeshje, pra me pikë të plota.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...