Merkato

Kylian Mbappe vë afat, ja kur do ta zbulojë të ardhmen e tij

Vera po afron, por Kylian Mbappé ende nuk jep indicie për të ardhmen e tij. Nuk e ka rinovuar kontratën me PSG-së, me aktualen që i përfundon në qershor 2022, dhe, nëse nuk e firmos muajt e ardhshëm, do t’i detyrojë parizienët ta shesin gjatë merkatos së verës, në mënyrë që të mos largohet falas vitin e ardhshëm. “Ylli” francez i futbollit mësohet se e ka kthyer mbrapsht tri herë propozimin e PSG-së. Bëhet fjalë për një kontratë afatgjatë me një përfitim prej 30 milionë eurosh neto në sezon. Klubi, përmes Leonardos, ka tentuar t’i ushtrojë presion privatisht dhe publikisht, por pa e arritur qëllimin. Tani duket se e kanë ndarë mendjen se nuk do të jetë e mundur për ta bindur.

Në këtë situatë, klubi që përfiton më shumë është Real Madridi. “Los Blancos” janë të parët në listë të interesuar për shërbimet e 21-vjeçarit, që Madridin e sheh se destinacionin e tij të preferuar në hapin e radhës në karrierë. Drejtuesit e klubit “merengues” po e ndjekim me shumë vëmendje atë që po ndodh mes Mbappesë dhe PSG-së. Ata nuk dëshirojnë të futen në konflikt me klubin me të cilin kanë marrëdhënie të shkëlqyera institucionale, por janë të vetëdijshëm se, nëse lojtari dhe klubi nuk arrijnë të mirëkuptohen, do të kenë një mundësi të artë për ta afruar në “Santiago Bernabeu”.

Vendimi përfundimtar i Mbappésë mund të vijë pas Kampionatit Europian. Siç është raportuar nga “Le Parisien”, francezi ka vendosur të mos shkojë në “Lojërat Olimpike të Tokios”. Ai e ka shqyrtuar mundësinë për të ndihmuar ekipin U-23 ​​të vendit të tij për të marrë medaljen në eventin që zhvillohet mes 21 korrikut dhe 7 gushtit.

Sidoqoftë, ka dy arsye pse ai ka zgjedhur të tërhiqet: kryesorja është lodhja e akumuluar e këtij sezoni, që do të përfundojë me turneun maksimal kontinental për ekipet kombëtare (nga 11 qershori deri më 11 korrik). E dyta, është e ardhmja e tij. Pas Europianit, Mbappé dëshiron të marrë vendimin se ku do të luajë vitin e ardhshëm.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency