Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Kyrgios eliminon Nadal nga Acapulco, spanjolli e akuzon për lojë të pistë!

Rafael Nadal është eliminuar në raundin e tretë të turneut të Acapulco, duke e mbyllur aventurën në tokën meksikane me një fitore e një humbje. Tenisti spanjoll u eliminua nga australiani Nick Kyrgios, një ndeshje që zgjati 3 orë dhe u vendos në setin final. Nadal fitoi me lehtësi 6-3 setin e parë dhe më pas erdhi përmbysja e “djaloshit të keq”, siç njihet ndryshe Kyrgios.

Australiani fitoi dy setet e tjera në “tie break” me rezultatin 7-6. Gjithsesi, sipas Nadal, sjellja e Kyrgios nuk ishte e mirë, pasi nuk tregoi respekt karshi tij dhe publikut. Disa herë gjatë ndeshjes Kyrgios kërkoi ndihmën e stafit mjekësor, duke ndalur hovin e tenistit spanjoll. Madje dukej sikur Kyrgios do të braktiste ndeshjen, por ai e vijoi atë dhe fitoi.

“Nuk pati respekt për veten e tij, për mua dhe publikun me veprimet e tij”, tha Nadal pas ndeshjes, që tha se mënyra se si u soll australiani gjatë lojës nuk ishte korrekte në fushë. Nuk mungoi replika e Kyrgios, që tha: “Të gjithë jemi të ndryshëm. Rafa nuk më njeh, ndaj nuk e dëgjoj aspak atë që thotë”.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...