Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Kyrgios kapet me spektatorët dhe i ankohet arbitrit: Po pinë mariuhanë, jam me astmë!

Tenisti australian Nick Kyrgios është kthyer sërish në qendër të vëmendjes dhe sigurisht vetëm ashtu siç ai di.

Kyrgios u zemërua me spektatorët në mesin e setit të dytë të sfidës së tij kundër francezit Benjamin Bonzi në US Open, duke u ankuar për erën e tymit të marihuanës që vinte nga tribuna.

“Nëse do të ishte era e ushqimit, nuk do të ankohesha.”,- i tha gjyqtarit Jaume Campistol, Kyrgios, i cili u kap me spektatorët, – “Është marihuana. Kur një atlet ka astmë, padyshim që nuk është ideale.”-shtoi tenisti.

Campistol u përgjigj duke u bërë një thirrje spektatorëve: “Si mirësjellje për atletët, ju lutemi të përmbaheni nga pirja e duhanit”.

Rikujtojmë se Kyrgios, në finalen e Wimbledon në korrik, kërkoi që një tifoze të largohej nga aty, duke e akuzuar atë se kishte konsumuar “700 gota” dhe ishte “e dehur si dreqin”.

Më vonë gruaja në fjalë kishte thënë se kishte ndërmend të padiste tenistin për “akuzat e pabaza dhe të pamatura” ndaj saj.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...