Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Kyrgios sërish protagonist, godet në fytyrë një të moshuar dhe i dhuron peshqirin. Ajo e refuzon!

Një ndeshje tenisi në të cilën merr pjesë Nick Kyrgios nuk mund të përfundojë normalisht. Australianin duket se e ndjekin të gjitha situatat e sikletshme teksa në sfidën e fundit ndaj amerikanit Tommy Paul të vlefshme për Citi Open, topi i goditur nga Kyrgios përfundoi në fytyrën e një të moshuare e cila qëndronte në linjën e parë të spektatorëve pas vijës fundore të fushës.

Menjëherë, Tommy Paul u interesua për shëndetin e të moshuarës, ndërsa nuk vonoi edhe interesi i Kyrgios që u afrua pranë spektatores dhe i ofroi asaj peshqirin e tij si një dhuratë për të kujtuar këtë episod që për fat nuk rezultoi i rrezikshëm për shëndetin e zonjës. Mirëpo, e moshuara nuk e mori në konsideratë gjestin e atij që konsiderohet si “The Bad Boy” i tenisit teksa menjëherë u kthye nga personi që kishte pranë duke i thënë se për çfarë i duhet asaj peshqiri i Kyrgios.

Gjithsesi, australiani kërkoi falje në mënyrën e tij dhe mbetet një veprim për t’u përshëndetur teksa 27-vjeçari në fund fitoi edhe sfidën me Paul falë triumfit në dy sete, 6-3, 6-4 duke avancuar për në raundin e 16 më të mirëve të turneut, ku do të përballet me një tjetër amerikan, Reilly Opelka që falë 211 cm të tij është edhe lojtari më i gjatë në ATP Tour dhe ka një shërbim të frikshëm.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...