LA Casa de Quiz ka përmbyllur puntatën e shtatë, teksa Blerandi Demko mposhti me diferencë (23-11) kundërshtarin e tij, Gjulion. Blerandi e mosir avantazhin që në fillim duke e menaxhuar më së miri atë, ndërkohë që e fitoi garën pa qenë nevoja e rubrikës së fundit për shkak se ishte shkëputur me pikë.
Në rolin e trajnerit për Blerandin ishte arbitri Juxhin Xhaja, ndërsa për Gjulion ishte ish-arbitri, Lorenc Jemini. Në këtë formë, Blerandi fiton të drejtën për të kaluar në raundin pasardhës që do të nisë në vjeshtë dhe do të vazhdojë deri në nëntor. Konkurrentët të cilët kanë kaluar në raundin pasardhës janë Blerim Zenuni, Dorjan Terziut, Jurgen Mirakës, Iseldi Balës, Erjoni dhe Mireli.
Ndërkohë, vlen të theksohet se në këtë fazë ka mbetur ende një puntatë për t’u zhvilluar e programuar për ditën e premte, në orën 17:30 në Supersport 1.
