Puntata e tetë dhe e fundit për këtë fazë të La Casa de Quiz është mbyllur me triumfin e Afrim Tufës që ia doli të mposhtë me rezultatin 23-41 konkurrentin më të ri të edicionit, Matia Qiriazin i cili është vetëm në klasën e gjashtë.
Në rolin e trajnerit për Afrimin ishte Bledar Devolli ndërsa për Matian ishte gazetari i Supersport, Andi Deçka. Ndërkohë, Afrimi i bashkohet shtatë konkurrentëve fitues të mëparshëm si Blerim Zenuni, Dorjan Terziut, Jurgen Mirakës, Iseldi Balës, Erjoni Kurti, Mirel Burgija dhe Blerand Demko.
