Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

La Casa de Quiz/ Pyetja direkte bën diferencën, Erdo kualifikohet në gjysmëfinale

La Casa de Quiz, emisioni i përjavshëm që transmetohet çdo javë në Sport News nën moderimin e Gjergji Stefës, po zhvillon fazën e saj të dytë, atë edhe më vendimtaren, teksa dy ditë para se të startojë Kupa e Botës Katar 2022 (20 nëntor-18 dhjetor), do të shpallet edhe fituesi i këtij GameShow.

Sa më shumë afrohemi drejt fundit, aq më të mëdha bëhen emocionet në La Casa de Quiz. Çifti i parafundit çerekfinalist ndërmjet Afrim Tufës dhe Erdo Dules, prodhoi fitues këtë të fundit që ia doli të avanconte më tej me shifrat 23-28.

Tufa kryesoi për pjesën më të madhe të përballjes, por në fund diferenca u bë nga pyetja direkte e lojtarëve ndaj njëri-tjetrit, në të cilën Dule mori avantazhin për të mos e shpërdoruar deri në fund.

Dule bëhet gjysmëfinalisti i tretë i quizit të famshëm sportiv, teksa në raundin tjetër e pret Iseldi Bala, një tjetër konkurrent i fortë që pak ditë më parë eliminoi Dorjan Terziun. La Casa de Quiz do të vijojë të transmetohet live të martën në orën 18:00 dhe të premten në orën 21:00, në Sport News.

 

Lajme të tjera

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...