Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

La Casa de Quiz ul siparin mes emocionesh, Elton Çela triumfon në finale

Elton Çela është fituesi i La Casa de Quiz. Spektakli më i madh sportiv, i organizuar në SuperSport, uli siparin mbrëmjen e sotme me finalen e madhe, ku u përballën 17-vjeçari nga Durrësi, Iseldi Bala dhe Elton Çela nga Berati, i cili edhe triumfoi me rezultatin 20-18.

Gara ishte vërtetë e balancuar dhe emocionuese, teksa gjithçka u vendos në pyetjen enigmë, me stafin e organizatorëve që kishin përzgjedhur emrat e dy legjendave Pele e Diego Armando Maradona si ata që duheshin gjetur.

Eltoni ishte ai që guxoi më shumë dhe ia doli të gjejë legjendën braziliane Pele, duke përmbysur rezultatin dhe duke u shpallur fituesi i edicionit të parë të këtij spektakli në SuperSport.

Elton Çela është mësues histori gjeografie, por konfirmoi se njohuritë e tij janë akoma edhe më të gjera në botën e futbollit, diçka që e tregoi javë pas jave në rrugëtimin e tij në La Casa De Quiz.

Konkurrenti nga Berati nuk e ka fshehur në asnjë moment dëshirën për të fituar garën, teksa krahas angazhimit në botën akademike, ai është përgatitur maksimalisht për të gjithë puntatat ku ka garuar.

Nga momenti që siguroi kualifikimin në finale, ai ka rrëfyer se shumë orë në ditë i është dedikuar studimeve, duke u përkushtuar maksimalisht.
Eltoni fillimisht kaloi me sukses konkurrentin nga Shkodra, Mirel Burgijan, ndërsa në raundin pasardhës mundi Dorian Rucin nga Librazhdi, për të gjetur në gjysmëfinale Altin Gjatën.

Pikërisht sfida me doktorin u konsiderua një finale e parakohshme, teksa u desh që përballja të shkonte në pyetjet shtesë, për të përcaktuar finalistin e dytë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...