Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

La Cityn për Arsenal, Jesus zbulon pse zgjodhi “Topçinjtë”: Jemi si një familje, nuk jam Henry!

Gabriel Jesus u transferua nga Manchester City te Arsenal për shumën e 45 milionë paundëve teksa “The Citizens” i besoi Erling Haaland duke mbyllur hapësirat në fushë për sulmuesin brazilian. Gjithsesi, 25-vjeçari duket i lumtur në ditët e tij të para te Arsenal ndërsa në një intervistë për Goal, ka shpjeguar edhe arsyen se pse zgjodhi transferimin te topçinjtë. Futbollisti nga Sao Paolo thekson se te Arsenal janë si një familje, ndërsa shtoi se një plus ishte edhe fakti që ka punuar më parë me trajnerin Mikel Arteta, pikërisht te City ku spanjolli ishte ndihmës i Guardiolës.

“Mua gjithnjë më kanë pëlqyer projektet, jam shumë i lumtur me planet që kanë këtu te Arsenal. Pasi mi treguan, kisha një dëshirë të madhe për të veshur fanellën e kësaj skuadre. Por, pasi fola edhe me Mikel Arteta, atëherë isha 100% i bindur se Arsenal ishte klubi i duhur për mua. Unë i besoj atij, i besoj klubit dhe besoj te lojtarët dhe vetja ime. Këtu ka shumë të talentuar, janë të rinj ashtu siç jam edhe unë. Prandaj ne jemi së bashku në këtë klub, jemi si një familje dhe kjo është ajo çfarë unë dua.

Unë kam punuar edhe më parë me Artetën dhe e njo filozofinë e tij. Është i ngjashëm me Guardiolën dhe kjo më përshtatet. Jam i sigurt se në fund të sezonit do të arrijmë të fitojmë trofe. Por, për ta bërë këtë fillimisht duhet kohë për t’u adaptuar me klubin dhe shokët e skuadrës. Më pas gjithçka vjen natyrshëm sepse futbolli është i njëjtë kudo.

Henry? Kur thua Arsenal, ke thënë edhe Henry. Henry ishte unik, një nga futbollistët më të mirë në histori. Por, unë nuk dua të jem Henry i ri, dua të krijoj emrin tim në këtë klub. Unë do të luftoj për çdo 90-minutësh, do të jem në zonë duke u munduar të shënoj gola, të ndihmoj shokët. Në mendjen time nuk janë vetëm golat, por edhe asistet”, u shpreh Jesus.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...