A ju krahasojnë me ndonjë futbollist të njohur dhe pse?

Ndonjëherë më krahasojnë me Khvicha Kvaratskhelia kur jam në krahun e majtë, kurse kur luaj si “10”-sh më krahasojnë me Brahim Diaz. Të dy janë lojtarë driblues dhe unë kam të njëjtat cilësi.

Vetë ju personalisht, cilin keni synimin më të madh në futboll? Ka një futbollist në gjurmët e të cilit do të donit të ecnit?*

Qëllimi më i madh është të fitosh Champions League me klubin tënd dhe Kupën e Botës me kombëtaren. Unë dua të ngre sa më shumë kupa dhe këto trofe janë sigurisht më të mëdhenjtë që ekzistojnë. Shpresoj të ndjek hapat e Ronaldos, ky është vërtetë shembulli im.