La Liga

La Liga rinis me kredi, “luftë” me Realin e Madridit dhe Barcelonën

Kampionati spanjoll nis i traumatizuar nga lamtumirat e Leo Messi dhe pse jo edhe e Ramos, kapitenë të rivalëve të përjetshëm Barcelona e Real Madrid, por edhe me një luftë mes këtyre dy klubeve dhe La Liga-s. Nis me politikën e kursimit, me pasiguri për spektatorët, një merkato me ritme të reduktuara dhe shumë të panjohura.

Spanja përballet në këtë vit vështirësish me 5 skuadra në Champions, Villarealin, fitues të Europa League, përveç Atletikos së Madridit, Realit, Barcelonës dhe Sevilla-s, pas një sezoni ku përtej suksesit të “nëndetëses së verdhë”, Reali shkoi në gjysmëfinalen e Championsit, Spanja në atë të Europianit, dhe kombëtarja olimpike që u kthye nga Tokio me medaljen e argjendit. Para Messit dhe Ramos kishte humbur, Neymar dhe Ronaldon dhe duket shumë e vështirë që të mbërrijë në Madrid Kylian Mbappe. Bazat teknike të futbollit spanjoll janë solide, por super-pushteti i Premier Leagues duket i vështirë për tu konkurruar.

Për ta bërë diçka të tillë, La Liga votoi pro firmës së akordit me fondin CVC, duke shitur 11% të të drejtave audio për 40 vjet dhe 10.95 % të atyre video për 50 vjet. Në këtë mënyrë klubet e dy divizioneve të para në Spanjë do të ndajnë mes tyre një hua prej 2.1 miliardë eurosh, për t’u rikthyer me interesa shumë të ulëta. Debati u mbyll me një votim me 38 pro dhe 4 vota kundër, që ishin ato të Realit të Madridit, Barcelonës, Athletic Bilbaos dhe një e katërt e mbetur anonime që me shumë mundësi mund të jetë Amorebieta e Segunda Division, e lidhur me Bilbaon.

Për këtë arsye erdhi dhe reduktimi i investimit të CVC nga 2.7 në 2.1 miliardë euro, kjo pasi klubet që votuan kundër nuk do të marrin asnjë euro, por ndërkohë ruajnë të plota të drejtat e tyre audio-vizive dhe jo vetëm. Klubet nuk mund të disponojnë paratë sipas qejfit, 70 % do t’i dedikohen për infrastrukturën dhe investimet, 15 % për borxhet, 15 përqind për organikën. Ndërkohë Reali i Madridit, Barcelona dhe Federata Spanjolle e Futbollit kanë paralajmëruar betejë ligjore për akordin, pasi e konsiderojnë të papërshtatshëm për vlerën që i është shitur CVC.

Atletiko e Cholo Simeones, për të mbrojtur titullin, ka marrë nga Udinese argjentinasin De Paul dhe kërkon një sulmues për t’i lejuar frymëmarrje Suarez, por ka pak para. Reali i Madridit, përveç Zidane, të zëvendësuar nga Ancelotti, ka humbur Ramos dhe Varane, dhe ka marrë me parametra zero Alaban, duke i derdhur miliona babait dhe agjentit të lojtarit. Është rikthyer Bale dhe shpreson gjithmonë që Hazard të kthehet në nivelin e 160 milionëve të shpenzuara për t’ia marrë Chelsea-t dy vjet më parë. Barcelona pa Messin, pas 16 viteve ku fitoi 35 trofe, nuk ka mundur ende të federopjë 4 blerjet e bëra me kosto zero, Agueron, që është jashtë fushe deri në nëntor, Memphis Deepay, Eric Garcia dhe Emerson, pasi i duhet që më parë të reduktojë fondin e pagave për organikën.

Situatë jo e mirë për sulmin, kur përveç El Kun, janë të dëmtuar dhe Dembele dhe Ansu Fati. Sevilla shpresonte të arkëtonte duke çuar Kounde në Angli, por francezi është akoma aty, Monchi ka marrë deri tani portierin Dmitrovic dhe argjentinasit Lamela e Montiel, duke shitur shtrenjtë talentin e ri Bryan Gil. Villareali ka blerë Morlandes e Dia që për shumëkënd janë të panjohur, por ky është stili i nëndetëses së verdhë që luftoi me Chelsean në Superkupën e Europës.

Paralajmërohet kështu një betejë shumë e hapur për titullin, e pasuruar nga vlerat e trajnerëve, Simeone, Ancelotti, Emery, Koeman, Lopetegui, Pellegrini, Marcelino, të rinjtë Robert Moreno të Granadas dhe Iraola te Rayo Vallecano, La Liga rinis, me objektivin për të nisur një epokë të re duke ruajtur sharmin e futbollit latin.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency