Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

La Liga zbulon Amerikën, sezoni i ri vjen me risi

La Liga zbulon Amerikën. Një ndeshje zyrtare e kampionatit spanjoll, duke filluar nga sezoni që nis së shpejti do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një nismë ekspansioni e ngjashme me atë të NBA që luan takime zyrtare të saj në Londër. La Liga konfirmoi nëpërmjet një komunikate zyrtare se do të zhvillojë ndeshje zyrtare në Shtetet e Bashkuara, siç ka marrë përsipër në një akord mes saj dhe Relevent, një shumëkombëshe argëtimi që pretendon të promovojë futbollin në Amerikën e Veriut. Ideja është që këtë sezon, Barcelona apo Reali i Madridit të luajnë në Shtetet e Bashkuara një nga ndeshjet zyrtare të kampionatit. Edhe pse marrëveshja është 5-vjeçare dhe nuk paragjykon asnjë skuadër tjetër të kategorisë maksimale të futbollit spanjoll natyrisht që Barça apo Reali kanë më tepër sharm për t’i dhënë jetë nismës që synon promovimin e futbollit spanjoll përtej oqeanit, e madje nuk përjashtohet as mundësia që një El Clasico të luhet në Shtetet e Bashkuara. Promovimi i futbollit iberik në Amerikë apo Kanada përbën një objektiv të rëndësishëm të La Ligas, duke patur parasysh që gjithçka kthehet në marketing, të ardhura nga e drejta televizive dhe fanella të shitura në një treg që premton shumë për të ardhmen, pa harruar këtu që drejtuesit e La Ligas punojnë me qitje të largët duke synuar të rrisin tifozët e skuadrave të tyre edhe në këndvështrimin e Kupës së Botës së vitit 2026 që do të zhvillohet pikërisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...