Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

La Liverpoolin se nuk gjeti hapësira, i bashkohet Monacos

Takumi Minamino transferohet në Principatë. Sulmuesi japonez është zyrtarizuar si përforcimi i ri i Monacos, drejtuesit e së cilës e kishin gjetur gjuhën e përbashkët me “The Reds” për kartonin e lojtarit.

Siç komunikohet nga klubi monegask, Minamino ka nënshkruar kontratë katërvjeçare, deri më 30 qershor 2026. Largohet pas dy vitesh e gjysmë nga Liverpooli, ku ishte transferuar nga austriakët e Salzburgut në janar 2020. Në “Anfield” nuk mori minutat që kërkonte, ndaj zgjodhi të ndërmerrte një përvojë të re.

“Për mua është gëzim i madh që mbërrij te Monaco. Jam i lumtur që jam pjesë e projektit të klubit. Mezi pres të njoh mjedisin e ri dhe të bëj gjithçka për të ndihmuar ekipin”, – deklaroi Minamino.

“Ne jemi shumë të lumtur dhe të emocionuar që mirëpresim Takimin në Monaco”, – tha drejtori sportiv Paul Mitchell. – “Ai është një lojtar që e njohim prej shumë vitesh, ka vazhduar të fitojë përvojë në nivelin më të lartë, veçanërisht në garat evropiane. Ne jemi të bindur se Takumi do të kontribuojë në zhvillimin e ekipit tonë të ri. Jemi të kënaqur që ai ka vendosur të jetë pjesë e projektit tonë dhe duam ta mirëpresim.”

Në kampionatin e fundit të Premier League, Minamino luajti shumë pak: vetëm 11 segmente ndeshjesh të kurorëzuara me 3 gola.

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...