Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Lacazette larg Arsenalit, disa skuadra në garë për shërbimet e tij

Alexandre Lacazette po shqyrton mundësinë për t’u larguar nga Arsenali në fund të sezonit. Francezi, i cili iu bashkua “topçinjve” gjatë vitit 2017 nga Lyon, sipas mediave angleze, ka vendosur të mos pranojë rinovimin e kontratës, që i përfundon në qershor të vitit 2022.

30-vjeçari nuk po kalon një periudhë të mire me londinezët dhe largimi mund të konkretizohet gjatë verës ku lojtari do të jetë i lirë për të zgjedhur klubin e tij të ardhshëm.

Ofertat për francezin nuk mungojnë me Atletico Madrid që nuk i ka ndërprerë kurrë bisedimet me menaxherët e Lacazette. Por “Los Colchoneros” nuk janë të vetmit që interesohen për futbollistin pasi në garë është futur edhe Barcelona, që pas largimeve me peshë kërkon një sulmues me eksperiencë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...