Futboll

Lacazette refuzon milionat e “Qymyrxhinjve”, Pochettino humbet një titullar për Realin

Alexander Lacazette, i cili në fund të sezonit do të largohet nga Arsenali, pasi drejtuesit e “topçinjve” nuk i kanë ofruar rinovimin e kontratës, që i skadon në 2022, vendosi të mos e pranojnë ofertën e Newcastle.

Magpies i paraqitën sulmuesit francez ofertën prej 8 milionë eurosh në sezon deri më 30 qershor të 2025, por lojtari e refuzoi. Sipas mediave angleze, 30-vjeçari nuk ka ndërmend të luajë në Championship sezonin e ardhshëm, pasi Newcastle rrezikon të bjerë një kategori më poshtë. Aktualisht skaudra e drejtuar nga Eddie Howe renditet në vendin e 19-të me vetëm 12 pikë të grumbulluara.

Probleme për Georginio Wijnaldum. Mesfushori i Paris Saint-Germain, la fushën në sfidën ndaj Brest në kampionat për shkak të një dëmtimi në kavilje që do ta lërë futbollistin për disa javë jashtë fushave të lojës. Holandezi rrezikon të humbasë sfidën e 1/8 kundër Real Madrid në Champions League, që do të zhvillohet më 15 shkurt.

Lajmi u konfirmua nga klubi parizien me anë të një njoftimi ku shkruhet se Georginio Wijnaldum ka pësuar një dëmtim në kaviljen e majtë dhe e koha e rikuperimit të mesfushorit 31-vjeçari është tre javë, por mund të ndryshojë sipas evolucionit dhe kontrolleve mjekësore të cilave do t’i nënshtrohet futbollisti.

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency