Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Laçi, 4 finale për Europën!

Sezoni i Laçit ka patur shumë ulje ngritje, me skuadrën që nga vendi i dytë ka zbritur në të 6-in me lëvizje të herëpashershme në klasifikim. Këto oshilacione kanë ardhur edhe si pasojë e lëvizjeve në stol tek kurbinasit që i kanë besuar Sulejman Starovës për të qetësuar ujërat dhe sulmuar zonën europiane. Asgjë nuk është e pamundur për bardhezinjtë, që nga vendi i 3-të i ndajnë vetëm 3 pikë. Pikërisht për këtë arsye javët e mbetura shihen si finale, plot katër të tilla duke parë që në mes është edhe sfida me Kamzën e fituar në tavolinë.

Në shtëpi Laçi do të presë dy skuadra që luajnë për mbijetesë, Kastrioti dhe Tirana, dy rivalë aspak të lehtë pavarësisht se kanë në favor faktorin fushë. Ndërkohë që transfertat janë ndaj dy ekipeve që kanë përpara në klasifikim, Flamurtari dhe Teuta në javën e fundit. Në letër është një kalendar ferri por Laçi nuk ka asgjë për të humbur dhe deri në fund do të tentojë gjithçka, edhe pse nuk shihet si favorit për të arritur në vendin e 3-të. Malorja bëhet akoma edhe më e fortë kur shikon formën e rivalëve si dhe cilësinë që kanë në përbërje.

Megjithatë 4 pikët e marra në dy ndeshjet e fundit ndaj Skënderbeut në shtëpi dhe Partizanit në Selman Stërmasi kanë ngritur moralin dhe asgjë nuk shihet si e pamundur tek Laçi.

 

 

 

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...