Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Laçi afron një tjetër talent, Sali pasuesi i kapitenit Selmani!

Projekti i Laçit dhe i presidentit Pashk Laska edhe në këtë merkato dimri është i qartë të afrojë në skuadër lojtarë të rinj në moshë dhe shumë të talentuar në mënyrë që atë rriten te kurbinasit dhe në të ardhmen Laçi t’i nxjerrë në shitje dhe të përfitojë sa më shumë para nga largimi i tyre ashtu siç veproi me Myrto Uzunin.

Pas Ilirjan Cekës dhe Enis Çokajt, kurbinasit kanë vazhduar gjuetinë e talenteve duke firmosur edhe me portierin 21-vjeçar Edmir Sali i cili në Superiore ka debutuar me fanellën e Flamurtarit.

Duke patur parasysh interesimin e madh që ka nga klubet e huaja për portierin dhe kapitenin e Laçit Gentian Selmani, drejtuesit e klubit kurbinas dëshirojnë të jenë të përgatitur në rast shitjeje të Selmanit në merkaton e dimrit ose atë të verës.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...