Kategoria Superiore

Laçi dhe dashuria për shenjën X!

Sindroma X, ose sindroma e barazimeve, kjo është sëmundja që në hisotri e kanë vuajtur edhe skuadra të mëdha, si për shembull Interi i sezonit 2004-2005 ku regjistroi 18 barazime, kjo sindromë ka pushtuar edhe Laçin në kampionat. 3 ndeshje 3 barazime, 2 gola të shënuar, 2 të pësuar.

Në “Elbasan Arena” bardhezinjtë dhuruan pjesën e parë duke lejuar vetëm demat të luanin me topin dhe madje rrezikuan të pësonin ku vetëm vendosja e mirë e Ignjatovic bëri që rezultati të mos ndryshonte. Ka dicka që nuk funksionon tek ky Laç, nuk e dimë çfarë është por duket një ngërç që pretendon një zgjidhje sa më të shpejtë sepse pikët po bien nga karroca që është nisur drejt kodrës së trofeut.

Kyrian Nwabueze e ka makth Partizanin, 5 ndeshje asnjë gol i realizuar kundër demave, teksa edhe starti i sezonit të Superiores nuk ka qenë entuziazmues për amerikano-nigerianin, vetëm një gol, për më tepër me penallti në 3 ndeshje, është e vërtetë që ka shënuar në Kupë, por ka shënuar megjithë repsketin ndaj Vorës e Egnatias, ka gjetur dhe një gol, në fakt gol klasi ai ndaj Hapoel Beer Shevës. Nuk e kemi humbur kthjelltësinë mendore për të thënë që 28-vjeçari është problemi, përkundrazi është zgjidhja, sepse është një futbolist që bën repart i vetëm.

Shqetësimet fizike të Lushkjes mund të kenë ndikuar, megjithëse Cungu rigjeti Julian Shehun dhe mesfushori që kishte debutimin në këtë kampionat zhvilloi një paraqitje të jashtëzakonshme. ” Kam frikë të fitoj dhe kam frikë të humbas, por e urrej barazimin” -thoshte gazetarja e famshme amerikane  Mignon Mclaughin, çështja është a ka nisur Laçi ta urrejë baarzimin, apo po mësohet me të…

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency