Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Laçi dhe momenti “Jo”!

Kur ke një seri prej 11 ndeshjesh pa humbje, ndër të cilat 8 janë fitore, mund të ndodhë edhe që të pengohesh, kështu që dy humbjet radhazi të Laçit nuk duhen dramatizuar, megjithatë një reagim, madje sa më shpejt të jetë e mundur duhet me patjetër për bardhezinjtë. Pas fitores në Korçë kundër Skënderbeut, Laçi u ngjit për herë të parë në këtë sezon në vendin e parë, nuk  e dimë a ishte eufori, apo vetëkënaqësi, të kuptohemi jo e dëshiruar, sepse janë disa ndjenja që vijnë natyrshëm sado që mundodhesh t’i evitosh, por pikërisht në atë moment mekanzimi sikur ndaloi së punuari. Humbje me Tiranën në Laç dhe një tjetër disfatë kundër Teutës në Durrës.

Bardhezinjtë nuk parashtruan versionin më të mirë në “Niko Dovana”, të gjithë tek Laçi janë të ndërgjegjshëm që ajo skuadër që u pa në Durrës nuk është fytyra e vërtetë e këtij ekipi, duke shpëtuar vetëm Mazrekaj, pjesa tjetër edhe indivdualisht por edhe si kolektiv  luajtën nën potencialin që ata kanë.

Një nga problemet e këtij sezoni ka qënë mungesa e Nwabuezes, “Këpuca e Artë” e Superiores në edicionin e shkuar, ka luajtur vetëm gjysmën e sezonit, për shkak të shqetësimeve fizike dhe pezullimeve, Laci i’a ka dalë që me ndihmën e Harmon të rezistojë e të luftojë edhe pa goleadorin kryesor, por vjen një moment kur një futbollist që shënon  24 gola në një kampionat të duhet si uji në shkretëtirë. Asgjë nuk është kompromentuar në garën për titull, sepse diferenca është vetëm dy pikë me dyshen Teuta, Vllaznia, por një rishikim kordinatash i duhet patjetër bardhezinjve, për të mos humbur rrugën drejt trofeut.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...