Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Laçi dhe Skënderbeu, federimet ofrojnë alternativa cilësore

Rifillimi i kampionatit i pa në vështirësi serioze si Skënderbeun ashtu edhe Laçin, pavarësisht se kurbinasit morën atë që deshën ndaj Kukësit. Kampionët u shfaqën të brishtë ndaj Partizanit, ndërkohë që “Thembra e Akilit” për Laçin vijon të jetë sulmi, pasi ndaj verilindorëve rastet për shënim nuk munguan.

Për të rregulluar disi humorin e trajnerëve Orges Shehi dhe Besnik Prenga mendojnë drejtuesit me lëvizjet e tyre në merkato. Kampionët kanë të gatshëm për sfidën me Kastriotin edhe dy afrimet e tjera, Elmir Asani dhe Idriz Toskic, të cilëve u ka mbërritur federimi dhe do të japin kontributin e tyre për skuadrën.

Ajo që tashmë duhet të vlerësojë timonieri i bardhekuqve është gjendja e tyre fizike, duke shpresuar që të kenë të njëjtin impakt si Shqiprim Taipi në 45 minutat e dyta ndaj Partizanit.

Te Laçi mund të buzëqeshin përgjysmë, Malick Mane dhe Antony Okpotu janë tashmë zyrtarisht bardhezi, pasi ka mbërritur federimi i tyre, por ende nuk mund të jenë fizikisht gati. Senegalezi dhe nigeriani duhet të pajisen me vizë hyrëse për në Shqipëri dhe më pas mund të bashkohen me grupin nën urdhërat e trajnerit Besnik Prenga.

Kurbinasit do të kthehen të luajnë në shtëpi përballë luftëtarit dhe ndoshta gjendja e kundërshtarit mund të bëjë që prania e dy afrimeve të reja të mos ndihet shumë. Por Mane dhe Okpotu priten në Laç me padurim, pasi vlerësohen si zgjidhja e vetme e “halleve” të kurbinasve në rrugën drejt golit.

Me këto federime Skëmnderbeu dhe Laci gjejnë “ilaçin” për zgjidhjen e problemeve të hasura në dy fazat e para.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...