Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Laçi dhe Vllaznia fitojnë me vuajtje ndaj dy vendeve të fundit, objektivat më pranë!

Fitore minimale për Laçin dhe Vllazninë në dy ndeshje e para të javës së 32-të të Kategorisë Superiore. Ndaj dy skuadrave të dy vendeve të fundit kurbinasit dhe kuqeblutë vuajtën jo pak për të marrë tre pikët. Laçi triumfoi 2-1 ndaj Flamurtarit në shtëpi në një ndeshje që miqtë e luajtën për 70 minuta me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të brazilianit Souza de Oliviera për një gjest të pahijshëm. Nëabueze hapi serinë e golave me një 11-metërsh në minutën e 50-të ndërkohë që në të 61-ën Ardit Hoxhaj surprizoi skuadrën e Cunguat duke barazuar rezultatin. Por për t’i dhënë fitoren Laçit dhe për t’i ngjitur kurbinasit në vendin e 3-të në kuotën e 52 pikëve mendoi Rudolf Turkaj që në të 74-ën realizoi golin e fitores. Pësoi ndërkohë humbjen e 5-të rresht Luftëtari i vendit të fundit që në Gjirokastër u mposht 0-1 nga Vllaznia që mori suksesin e parë nën drejtimin e Hysen Dedjes me një gol të Silvio Junior. Me këtë fitore Vllaznia ringjalli shpresat për të siguruar qëndrimin direkt në Superiore dhe jo nëpërmjet play-out. Kuqeblutë e mbyllën ndeshjen me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Renato Malotës në minutën e 86-të.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...