Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Laçi dhe Vllaznia rikthehen te fitorja, mposhtin me goleada Flamurtarin dhe Luftëtarin!

Suksesi në Gjirokastër, i pari sezonal ishte vetëm një iluzion për Flamurtarin që u rikthye me këmbë në tokë vetëm një javë më pas, teksa u mposht brenda në Vlorë me rezultatin 1-3 nga Laçi. Kurbinasit u rikthyen te fitorja pas 2 humbjesh rresht falë dyshes sulmuese Nëabueze-Xhixha, me afrikanin që u zhbllokua duke gjetur golin e 15-të në kampionat ndërkohë që Redon Xhixha shënoi dy herë duke trefishuar rezultatin. Golin e nderit për Flamurtarin e shënoi Ribaj në minutën e 80-të. Duhet theksuar që Laçi luajti më një lojtar më pak që nga minuta e 51-të pasi Rudolf Turkaj u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të rëndë. Laçi me këtë sukses u ngjit përkohësisht në kuotën e 35 pikëve në vendin e 4-t. U rikthye te fitorja pas 4 javëve pa asnjë sukses Vllaznia që në Shkodër mposhti lehtësisht Luftëtarin, në një sfidë ku u zhbllokuan dy sulmuesit e rinj pikërisht afrimet e janarit Sidorenco dhe Silvio Junior të cilët realizuan golat e tyre të parë në Superiore. Moldavi Sidorenco hapi serinë e golave në pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë përballë një Luftëtari që vetëm “luftë” nuk bëri Silvio Junior që shënoi dy herë dhe autogoli i Kukajt vulosën shifrat përfundimtare të këtij takimi në 4-0, fitore që e ngjiti Vllazninë në kuotën e 31 pikëve.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...