Me largimin e Armando Cungut, Laçi ka mbetur pa trajner, por në takimin e kësaj fundjave ndaj Apolonisë, kurbinasit do të drejtohen nga një njohje e vjetër, pikërisht nga Stavri Nica, aktualisht trajner i skuadrës U-21 të Laçit. Presidenti Pashk Laska i cili gëzon një respekt maksimal për Nicën e ka vendosur përkohësisht në krye të skuadrës 66-vjeçarin korçar në pritje për të gjetur një trajner të ri që do të zëvendësojë Armando Cungun. Një emërim i përkohshëm i trajnerit i cili rreth një dekadë më pare mori Laçin si një skuadër që vinte nga Kategoria e Parë dhe e ktheu në një ekip me ambicie që siguroi edhe Europën dhe arriti rezultate shumë të rëndësishme me kurbinasit. Nuk do të ishte çudi që nëse skuadra bind në ndeshjen ndaj Apolonisë Nica të zgjidhjes si trajneri i përhershëm i Laçit duke firmosur dhe një kontratë afatgjatë.
