Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Laçi, e vetmja skuadër e pamposhtur e Superligës

Pas 6 javësh Laçi është i vetmi ekip që ka rezistuar në Superiore pa pësuar ende humbje. Kurbinasit edhe këtë vit janë kthyer në një mision të vështirë për çdo kundërshtar, dhe pavarësisht emrave që ndryshojnë në verë, si në fushë ashtu dhe në stol, Laçi mbetet Laçi, ekipi ndaj të cilit duhet të bërë mirë llogaritë kur zbret në fushë.

Bardhezinjtë ndaj Kamzës arritën fitoren e dytë në kampionat dhe janë për momentin në kuotën e 10 pikëve,duke qenë njëkohësisht i vetmi ekip mes 10 skuadrave të Superiores, që nuk kanë dalë të mundur nga fusha e lojës.

Një tregues i kompaktësisë së formacionit të Mërgjyshit, i një skuadre të mirëvendosur në fushë, e bindur për forcën dhe kufizimet e saj, dhe mbi të gjitha me pragmatizëm maksimal përpara portës. Laçi deri diku shëmbëllen më së miri cilësitë e përgjithshme të 10 ekipeve të Superiores, futboll fizik, lojë e qëndrueshme dhe pragmatizëm përpara portës.

Edhe ndaj Kamzës ekipi tregoi se i di kufijtë e tij duke u treguar i kujdesshëm dhe duke shënuar atëherë kur duhej. Nëse në javët e para pësonin dhe më pas kthenin rezultatin, tani bardhezinjtë kanë siguruar pikësëpari prapavijën duke e ditur që një ekip i fortë ndërtohet edhe duke mbrojtur, ashtu siç duhet sepse Laçi është pak a shumë shembulli i ekipit që shtrin këmbët sa ka jorganin.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...