Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Laçi e Vllaznia ndryshojnë vetëm fushën, Tirana pret Skënderbeun

Abissnet Superiore ngriti siparin me përballjen Teuta-Partizani mbrëmjen e djeshme, me durrsakët që triumfuan me rezultatin minimal 1-0, ndërsa pasditen e sotme do të bëjnë debutimin sezonal edhe katër skuadra të tjera.

Kështu në orën 13:45, në Laç, vendasit do të presin Vllazninë, në një nga sfidat më interesante të kampionatit, ndërsa në të njëjtën orë, Tirana do të përballet me Skënderbeun në stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet.

Sezonin që lamë pas Vllaznia luftoi deri në fund për titullin kampion, të cilin e humbi vetëm për shkak të golavarazhit, ndërsa këtë vit ambiciet e shkodranëve janë sërish të mëdha dhe optimizmi gjithashtu, pasi edhe merkatoja ka pasuruar jo pak organikën.

Shkodranët do ta nisin sezonin pikërisht ndaj Laçit, me të cilën fituan ndeshjen e fundit të kampionatit të kaluar në “Loro Boriçi”, por këtë herë përballja zhvendoset në Kurbin, aty ku kuqeblutë kanë vite të tëra që nuk fitojnë.

Nga ana tjetër edhe bardhezinjtë kanë ndryshuar jo pak, pasi në pankinë nuk është më Shpëtim Duro, por malazezi Dejan Vukiçeviç, teksa edhe organika ka ndryshuar në më shumë se gjysmën e asaj që mbillu sezonin e kaluar, ndaj pritet me mjaft interes edhe debutimi i kurbinasve.

Në “Selman Stërmasi” të gjithë presin këtë sezon një Tiranë krejt tjetër nga ajo e një viti më parë, pasi bardheblutë nisen gjithmonë me petkun e favoritit dhe merkatoja e verës ka bërë që të rriten edhe më shumë pretendimet për titull.

Edhe trajneri Orges Shehi është shprehur optimist, teksa kalendari i ka vënë përballë Skënderbeut në ndeshjen hapëse, me korçarët që edhe këtë sezon i kanë besuar elementit të ri dhe objektiv do të kenë padyshim mbijetesën.

Të dy sfidat, ashtu si të gjithë takimet e Abissnet Superiore, do të vijnë live dhe ekskluzivisht në ekranin e Supersport, ku nuk do të mungojë as emisioni dedikuar futbollit shqiptar “Gol pas Goli”, me moderatoren Vilma Masha dhe të ftuarit e saj që do të sjellin analiza, komente dhe intervista me protagonistët para dhe pas ndeshjeve.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...