Abissnet Superiore

Laçi fiton miqësoren e parë, eksperti Mazrekaj përmbys Gjilanin

Laçi ka zhvilluar sot miqësoren e parë. Nënkampionët e Shqipërisë po kryejnë fazën përgatitore në Pogradec, aty ku janë përballur me Gjilanin, ekip që e mbylli sezonin e fundit në vend të tretë në Kosovë.

Bardhezinjtë e Shpëtim Duros fituan 2-1 përballë “Skifterave”. Ekipi i Zekerija Ramadanit kaloi i parë në avantazh me golin e Mevlan Zekës, por Sebastjan Spahiu riktheu baraspeshën në pjesën e parë.

Laçi përmbysi gjithçka në pjesën e dytë dhe siguroi fitoren falë realizimit të Mentor Mazrekajt. Ekipi kurbinas dhe Gjilani ishin në të njëjtin grup përpara hedhjes së shortit në Conference League, por shorti nuk i vuri përballë dy skuadrat shqiptare.

Bardhezinjtë do të sfidojnë malazezët e Iskras në raundin e parë të Conference League, me sfidën e parë që do të luhet në “Elbasan Arena”, ndërsa Gjilani do të ketë përballë letonezët e Liepajas, ekip ku u transferua ditë më parë Ardit Deliu, ish-mesfushori i Laçit.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency