Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Laçi gati për sfidën ndaj Kamzës, mungon vetëm Lushkja

Laçi bëhet gati të nisë sulmin për zonën europiane ndaj një rivali që mund të konsiderohet si kundërshtar direkt për atë se çfarë ka arritur në 16 javët e para. Ndaj Kamzës nuk do të jetë e lehtë për kurbinasit por trajneri Gentjan Mezani mund të buzëqeshë nga afrimet në merkato dhe mbi të gjitha nga një minifazë përgatitore që ka shkuar në mënryën e duhur. Në transfertën ndaj kamzalinjve bardhezinjtë nuk do të jenë të plotë pasi vlonjati i stolit duhet të vuajë mungesën e mesfushorit Regi Lushkja, që ka pësuar një dëmtim të lehtë në ditët e fundit. Lajmi i mirë për Mezanin është rikthimi nga dëmtimi i mesfushorit brazilian Esquerda që ka lënë pas problemet e fundvitit të kaluar, duke iu bashkuar grupit në vigjilje të startit për 2018-ën. Megjithatë prezenca e tij si titullar që nga minuta e parë është në diskutim pasi timonieri i kurbinasve nuk dëshiron të rrezikojë për më tepër që edhe gjatë fazës përgatitore ka provuar emra të tjerë në atë pozicion. Një tjetër lajm i mirë vjen edhe nga mbrojtja, ku Harallamb Qaqi i cili ka patur probleme është i gatshëm, ndërkohë që javën e ardhshme do të bashkohet me grupin edhe Bruno Lulaj, që ka lënë pas problemet fizike të shfaqura në fundin e vitit të shkuar kur ishte pjesë e Skënderbeut. Me interes pritet të shihet impakti që do të sjellë në skuadër afrimi i një lojtari me shumë eksperiencë si Ndricim Shtubina, që do ti bashkohet repartit të sulmit që në përbërje ka emra të frikshëm si Uzuni apo Reginaldo.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...