Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Laçi humb avantazhin e ndeshjeve në shtëpi

Laçi i epokës së re nuk është mburrur ndonjëherë duke përmendur emrat e lojtarëve të ashtuquajtur “yje”, përkundrazi një pjesë e mirë e futbollistëve kanë kaluar nga bardhezinjtë për t’u shndërruar në lojtarë të nivelit të lartë për kampionatin shqiptar, me emra si Vucaj, Adeniyi, Reginaldo e Uzuni sa për të përmendur disa.

8 etapat e para të këtij edicioni kanë evidentuar sërish peshën e rëndë që ka forca e grupit tek kurbinasit, që kanë regjistruar 4 fitore dhe 4 barazime, 3 ndër të cilat me skuadra pretendente si Partizani, Skënderbeu e Kukësi dhe asnjë disfatë. Ndërprerja e kampionatit përkoi me një ndryshim, tapeti i stadiumit duhet riparuar dhe laçianët nuk do të zhvillojnë asnjë takim në shtëpi të paktën deri në muajin dhjetor.

Të gjithë e kanë të qartë se në futboll të luash në “fortesën” tënde është një avantazh, por të paktën deri më tani ekipi i Mërgjyshit ka treguar se mënyra e lojës nuk ndikohet nga vendi ku zhvillohet ndeshja. Dy fitore nga 4 kanë ardhur në transfertë, një fakt që dëshmon se Laçi nuk është më një skuadër shtëpie.

Ndeshjet pritëse bardhezinjtë do t’i zhvillojnë në Elbasan dhe pa diskutim që do ta ndjejnë mungesën e tifozërisë, e cila nuk do të jetë e pranishme si në ndeshjet në Laç, megjithatë ka gjasa që loja e skuadrës të ndikohet fare pak nga kjo situatë. Në sfidën ndaj Teutës ekipi i Kurbinit do të kërkojë vijimësinë e pathyeshmërisë, edhe pse takimi do të zhvillohet rreth 80 km larg qytetit të Laçit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...