Kategoria Superiore

Laçi i Cungut funksionon, të dielën testi real përballë Kukësit

Efekti Armando Cungu është ndjerë menjëherë në radhët e Laçit, që nën drejtimin e shkodranit ka arritur të marrë tre fitore radhazi. Ekipi ka bindur në shumë aspekte, në rezultate, por edhe në lojë, teksa janë plot 9 pikë të grumbulluara gjatë 3 javëve të fundit.

Fitore bindëse ndaj kundërshtar relativisht të vështirë siç ishin Teuta, Vllaznia dhe Skënderbeu, tregojnë se gjithçka po ecën në mënyrë perfekte për Laçin e Cungut, që në tre javët e fundit ka shënuar 10 gola pësuar vetëm 1.

Në sulm të gjithë krenohen me Nwabuezen, teksa edhe Superiores i kishte munguar një golashënues si ai. Të paktën në repartin e avancuar çështja gol duket se është në duar të sigurta.

Mbrojtja gjithashtu ka rimarrë veten. Sfidat e zhvilluara së fundmi, nga të cilat kurbinasit siguruan pikë të plota, ishin një provë force për bardhezinjtë, një test që ende nuk ka përfunduar.

Kjo pasi të dielën do të kenë një tjetër ndalesë delikate siç është përballja me Kukësin. Fakti që luajnë në shtëpi, e favorizon Laçin, ndërkohë edhe vetë Cungu deri diku e njeh mirë ambientin e verilindorëve.

Ecuria e deritanishme, e bën Laçin të jetë më i motivuar në aspektin psikologjik, teksa në rast të një tjetër suksesi, ose qoftë edhe marrja e një pike, do ta shtonte akoma edhe më shumë dozën e optimizmit në radhët e kurbinasve.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency