Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Laçi i Europës nis nga Starova dhe të rinjtë

Laçi riniset nga Sulejman Starova. Pavarësisht se u rendit në vendin e 6-të të kampionatit, te Laçi bëjnë llogaritë për pjesëmarrjen në Europa League. Verdiktet e edicionit lanë jashtë Europës kurbinasit, por fakti që Flamurtari nuk është licencuar për shkak të borxheve të mëdha, dhe Skënderbeu pret ende vendimin e KAS-it, bardhezinjtë shohin një dritare për të qenë sërish aty.

Drejtuesit e Laçit kanë vendosur që të nisin përgatitjet më datë 10 qershor, me skuadrën që do të jetë sërish nën urdhrat e Sulejman Starovës. “Bobi” ka marë bekimin e presidentit Pashk Laska për të vijuar në krye të skuadrës të paktën në kompeticionet e UEFA-s, aty ku këtë edicion kurbinasit shpresojnë të lënë gjurmë ashtu si një vit më parë.

Edicioni i ri nuk projektohet vetëm me trajnerin kryeqytetas, por edhe me të rinjtë premtues, ata të cilët kanë qenë baza e këtij grupi. Për momentin, në skuadër ka patur lëvizje në dalje, pasi për të përforcuar grupin drejtuesit e klubit presin vendimin përfundimtar nga KAS-i. Pas emra të tillë si Galic dhe Najdenov, nga Laçi janë larguar sulmuesi Mane si dhe dy të rinjtë Jon Mersinaj dhe Enis Çokaj, të cilëve u ka përfunduar huazimi, duke u rikthyer te Lokomotiva e Zagrebit.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...