Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Laçi i Mezanit, me sa shumë mungesa drejt Vlorës  

Flamurtari – Laçi konsiderohet një nga sfidat më të forta të javës së 15-të, pasi përballen dy skuadrat që po gëzojnë një formë të jashtëzakonshme dhe kanë rezultatet më të mira të momentit. Flamurtari nuk njeh humbje që nga java e parë në transfertën e Korëës përballë Skënderbeut, ndërkohë që ka alternuar barazimet me fitoret. Bardhezinjtë vijnë nga 2 fitore radhazi, e fundit ndaj Skënderbeut, sukses i bujshëm për vetë faktin që kurbinasit janë skuadra e vetme që i shkaktuan humbje në këtë edicion kryesuesve. Megjithatë, ekipet nuk vijnë të plota në këtë 9- minutësh, pasi kanë mungesa në formacion. Te Flamurtari bie në sy mungesa e kapitenit dhe goleadorit Tomislav Busic, i cili ka mbyllur vitin 2017 pas një dëmtimi të pësuar në fitoren ndaj Vllaznisë. Për trajnerin Shpëtim Duro rikthehen nga pezullimet dy mesfushorët Muhamed Useini dhe braziliani Victor Juffo. Më alarmante duket situata te Laçi, një skuadër me një grup të cunguar dhe me shumë pak alternativa. Trajneri Gentian Mezani nuk ka në dispozicion dy mesfushorët Maicon Esquerda dhe Kejvi Bardhi, ndërkohë që në dyshim për të luajtur janë Sherif Kallaku dhe Ansi Nika. Për trajnerin e Laçit, Mezani, kjo është një sfidë e veçantë, duke qenë se rikthehet për herë të parë si kundërshtar në stadiumin ku u bë i njohur dhe hodhi hapat e parë të karrierës si profesionist. Historia e ndeshjeve të vonshme tregon për një duel të balancuar, pasi në 14 sfidat e fundit janë 4 fitore për vlonjatët dhe 3 për kurbinasit, me 7 përplasje të mbyllura në barazim.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...